VIDEO/ Rama-Mogerinin: Presim që BE të hapë negociatat me Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel është takuar me shefen e politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogerinin, ku ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për mediat.

Rama theksoi se në muajt në vijim do të ketë më tepër rezultate.

“Po presim me padurim për të pasur një rezultat pozitiv për përpjekjet e përbashkëta dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim dhe jam shumë krenar se vijmë me më shumë rezultate e do kemi edhe më shumë rezultate në muajt e ardhshëm”.