Kina tregon muskujt: Dërgon avionë spiunë në Korenë e Veriut

Kina ta treguar muskujt duke dërguar avionët ushtarake pranë Koresë së Veriut, ndërkohë që SHBA-ja po bën një stërvitje të paparë në rajonin që gjendet në prag të luftës, raporton.

Ushtria kineze ka dërguar një aeroplan spiun mbi Detin e Verdhë në Jugperëndim të Koresë së Veriut.

“Avioni dërgua nga Forca Ajrore e Kinës për të "përmirësuar gatishmërinë luftarake dhe për të mbrojtur interesat strategjike të vendit", thuhet në njoftimin e ushtrisë kineze.

Shen Jinke, zëdhënës i Forcës Ajrore të Kinës, tha se aeroplani mori pjesë në stërvitjet krahas avionëve luftarakë dhe forcave raketore.

Mësohet se avioni spiun I dërguar nga një bazë ajrore e paidentifikuar në Kinën veriore, fluturoi në një rrugë që ushtria nuk e kishte përdorur më parë.

Ndërkohë, Koreja e Jugut dhe SHBA kanë filluar një stërvitje ajrore, më e madhja në histori.

Trajnimet, që zgjasin pesë ditë, vijnë vetëm një javë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë që besohet të jetë në gjendje të arrijë deri në SHBA./SYRI.net/