FOTO/ Rozana Radi kërkon para publikisht! Ja arsyeja pse këngëtarja u ‘katandis’ në këtë gjendje

Meqë po afrohen festat e shumëpritura të fundvitit shumë personazhe të njohura kanë hapur dyert e shtëpisë e na kanë treguar se si i kanë dekoruar bredhët e Vitit të Ri.

Mirëpo këngëtarja e njohur Rozana Radi nëpërmjet humorit ka zgjedhur të tregoj anën tjetër të kësaj procedure.

Me anë të një shkrimi në Instagram , ajo ka treguar se aq shumë sa i kushtoi bredhi dhe zbukurimet e tij, ka vendosur që për ta parë bredhin e saj, vizitorët duhet të paguajnë 10 euro. “Pemën e blemë, goxha shtrenjtë ishte. Blemë edhe dritat, lodrat madje lyem edhe shtëpinë. Me pak fjalë nuk i kemi më lekët në xhep. Tani kush ka dëshirë të vijë për vizitë 10 euro.”- ka shkruar Rozi.