Cila është arsyeja që Vangjush Dako po lobon për të bërë kryeprokuror Ferdinand Elezin...

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla sot është “de jure” jashtë funksionit të tij kushtetues, për shkak se nga dita e djeshme në 3 dhjetor 2017, mandanti i tij 5 vjeçar ka përfunduar.

Tashmë ajo që po zjen në korridoret e prokurorive është diskutimi se kush do e zëvendësojë Adriatik Llallën në këtë detyre. “Kombinews” mëson se prokurori që është targetuar më tepër nga segmete të caktuara politike, për të qënë Kryeprokurori i përkohshëm i akuzës është Ferdinand Elezi,drejtues pranë Prokurorisë së Apelit në Durrës.

Elezi mësohet të jetë propozuar tek Rama dhe se ky i fundit mëson “Kombineës” është njohur me CV dhe karrierën e prokurorit Elezi.

Mësohet se propozimin e ka bërë kryetari i bashkisë Durrës Vangjush Dako, i cili duket se po lobon fort pranë partisë së tij, në mënyrë që Elezi të jetë në krye të akuzës qëndrore.

Madje një burim i tha “Kombinews” se Dako së bashku me Engjëll Agacin dhe Ferdinand Elezin kanë zhvilluar një takim në Durrës, për të koordinuar lobimin dhe promovimin në krye të prokurorisë Shqiptare të Ferdinand Elezit.

Vetë prokurori Elezi nuk e ka fshehur simpatinë e tij për të qënë në krye të prokurorisë, pasi plotëson disa nga kriteret që parashikon dhe ligji.

Ajo që është e habitshme në këtë proces është lobimi i tepërt i kryetarit të Bashkisë Vangjush Dako, për të cilin Krimet e Rënda disponojnë një përgjim, teksa flet në telefon me një person kontigjent kriminal, duke i premtuar tendera dhe favore në këmbim të votave dhe mbështetjes që ai do i jepte gjatë fushatës elektorale.

Si mundet që ky kryetar bashkie të propozojë Prokurorin e Përgjithshëm, ku vetë është në verifikim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda?