FOTO/ Festoi ditëlindjen duke pirë hashash, habit prezantuesja shqiptare: ‘Ishte ditëlindja më e bukur’

Ajo është një nga moderatoret më të reja të botës së showbiz-it.

Që në fillim Einxhel Shkira ka spikatur për stilin e saj të veçantë si dhe për faktin që është gjithmonë e drejtpërdrejtë. Këto ditë ajo festoi ditëlindjen e saj në Amsterdam, së bashku me mikeshat më të ngushta. Fotot e tyre duke festuar e duke pirë bar bënë xhiron e rrjetit dhe u komentuan shumë. Në një intervistë për gazetën Panorama, Einxhel rrëfen se kjo ditëlindja ka qenë ditëlindja më e bukur e jetës së saj.

 “Festova ashtu siç e kam pasur ëndërr gjithmonë dhe mezi e realizova. Të udhëtoja me shoqet e ngushta për ditëlindje ishte ëndrra ime dhe s’e di pse sivjet m’u fiksua Amsterdami. Kështu mblodha vajzat, premë biletat për katër ditë rezervuam një hotel dhe në fakt këto janë bërë në moment të fundit (se ndonjëherë kur mendohesh shumë gjatë s’e bën fare). Kështu, vetëm kur e gjetëm veten në Amsterdam”

Edhe pse fotot e saj duke tymosur bënë bujë, Shkira thotë se edhe pse nuk i pëlqen ta konsumojë barin, i duhej ta provonte në Amsterdam, siç bëjnë të gjithë. Ajo shtoi gjithashtu se dhe keku i saj i ditëlindjes ishte i bërë me hashash. Gjithashtu ajo shton se edhe pse nuk është konsumuese e hashashit, nuk paragjykon askënd që e pi.

“Unë s’pi bar kurrë, e as e kam qejf dhe prandaj s’kisha shkuar kurrë atje se thosha ç’do bëj unë atje! Por zbulova që keku i ditëlindjes ishte “space cake”, pra kek me hashash. Kështu nami të bëhej do ta provoja edhe barin, dhe as nuk ndihesh keq aty duke qenë se po bën gjënë më normale aty dhe më të ligjshmen. Me pak fjalë ishte ditëlindja më e bukur që kam kaluar ndonjëherë me të gjitha festimet që bëra atje dhe këtu. Bari ishte një formë rebelimi ndaj njerëzve, ndaj moshës dhe sigurisht dëshira për eksperienca të privuara vetes. E shijova jashtë mase shumë, dhe do të doja që njerëzit të kishin më shumë informacion për këtë lloj bime, jo që ta pinë, se as unë vetë s’jam konsumatore, por që të lënë rehat të tjerët ta shijojnë, nëse kjo është zgjedhja tyre.”./Panorama