Aksident në Sukth, autobusi përplaset me trafik ndarëse, ka ...

Një aksident ku është përfshirë një autobus me pasagjerë sapo ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Fllakës.

Autobusi i mbushur plot me pasagjerë është përplasur me trafik ndarësen.

Drejtuesi i autobusit ka qenë në korsinë e parakalimit në momentin kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

Nga të dhënat e para mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërsa pasagjerët janë transportuar me mjete të tjera.