VIDEO/ Përfundon takimi Benevento-Milan, ky rezultat nuk pritej

Milan ka barazuar në fushën e Beneventos me rezultatin 2-2 në një ndeshje të çmendur, ku tri pikët i humbën në minutën e fundit me një gol të shënuar nga portieri i ekipit vendas.

Milani e pa veten dy herë në avantazh po Benevento gjeti forcat dhe barazoi.

Kjo ishte pika e parë në Serie A për klubin e Ledian Memushajt dhe Berat Gjimshitit të cilët e nisën ndeshjen titullarë.

Pas 14 javësh Milan është shumë larg objektivit Champions.

Kjo ishte ndeshja e parë e kuqezinjve nën drejtimin e Gennaro Gattusos.

/Ariglon Pali/ Syri.net/