Gjendet letra e dashurisë e vitit 1945, nuk mbërriti kurrë …

Një histori mbresëlënëse e treguar nga Sheila Polk, nga Dallas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gruaja teksa shfletonte një libër në librarinë e qytetit, gjeti një letër të vjetër, e cila mbante vitin 1945.

Letra ishte shkruar nga Albert Alm, një ushtar amerikan me bazë në Palm Springs, të Califoria, drejtuar të dashurës së tij Helen Rothurmel. Por kjo letër nuk mbërriti kurrë në destinacion dhe zonja Polk, pavarësisht thuajse 70 vitesh vonesë, dëshiron që ta çojë në destinacionin e duhur. “Po mundohem që të gjejë zonjën Helen për t’ia dorëzuar.

Nëse do e kishte marrë letrën kush e di çfarë mund të kishte ndryshuar”, shprehet Polk. Mirëpo ajo nuk e ka hapur letrën duke ruajtur intimitetin e saj, ndërsa zyra postare për tre me radhë herë nuk ka arritur që ta dorëzojë në duart e Rothurmel.