Thirrje për ndihmë nga veriu, Dukagjini i bllokuar nga bora

Një thirrje për ndihmë institucioneve të vendit u ka shkuar sot nga Dukagjini, ku banorët janë pa energji elektrike prej 5 ditës dhe të bllokuar nga bora.  Rreth 300 familje kërkojnë edhe ndihmë mjekësore, një mjek: Jemi në kushte të vështira, duhet ndërhyrje urgjente.

Rrugët drejt Shkodrës janë të pakalueshme. Në aksin Qafë Thore-Theth ka rreth 30 vm borë.