Edhe Vuçiç i ofron ndihmë Shqipërisë mbas përmbytjeve katastrofike

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka ofruar ndihmë Kryeministrit të Shqipnisë, Edi Ramës, mbas përmbytjeve katastrofike që e kanë goditur Shqipërinë.

Në njoftimin e Presidencës së Serbisë thuhet se Vuçiç ka shprehur keqardhje për shkak të përmbytjeve.

Ai ka thënë se Serbia është e gatshme t'i afrojë ndihmë teknike Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të mëdha nga kjo katastrofë humanitare.

Ndihmë Shqipërisë i ka afruar edhe Kosova dhe tani forcat e shpëtimit të saj kanë mbërritur në Fier.

Edhe FSK është e gatshme t'i afrjë mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë, njofton rrokum.tv.  Shirat e mëdha që kanë rënë ditët e fundit kanë bërë që lumejtë të dalin nga shtretërit dhe të përmbytin fshatra të tërë në jug të Shqipërisë.