FOTO/ Përmbytjet, Erjon Veliaj shfaqet duke qeshur bashkë me…

 Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, duket se po shfrytëzon ccdo hapësirë edhe në ditët e përmbytjeve. Pa dhënë ende ndonjë shpjegim mbi përmbytjen e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, e cila ndodhi për herë të parë, pasditen e së enjtes, Veliaj së fundmi ka pozuar me 3 fëmijë në Institutin Bujqësor.

“Mirëmëngjes nga Instituti Bujqësor!  Vogëlushët e katërputroshët e pambrojtur nuk kanë asnjë faj për vendimet e të rriturve në ndërtimet në shtrat lumi e përroi. Ata meritojnë gjithë dashurinë e bujarinë e Tiranës që të rriten më të mirë se gjenerata jonë!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.