Si e mban dashurinë të freskët edhe pas 17-vjetësh? Këngëtarja shqiptare zbulon sekretin

Yllka Kuqi ishte sonte e ftuar në Top Magazine, për të promovuar klipin e saj të ri “Fale”, një këngë e cila i kushtohet dashurisë së dy partnerëve që kanë nevojë të falin.

Duke folur për fabulën e këngës, Yllka zbuloi më shumë edhe për dashurinë e saj të gjatë, të cilën përpiqet ta ruajë gjithmonë të freskët, qoftë edhe ndryshuar ngjyrën e flokëve, sicc tha ajo sonte me humor.

“E kam falur zemrën dhe jam ok” – tha Yllka duke theksuar se kënga ishte ajo përmes së cilës ajo dërgonte një mesazh ndjese.

Ndërsa për marrëdhënien e saj të dashurisë, Yllka tha se tashmë ka 17 vjet me partnerin. Në fillim, “loja” nisi me letra, pastaj me mesazhe, me mail-e e deri sot, kur ata të dy janë si një person i vetëm: “Nuk është si në fillim, kur akoma nuk je afruar shpirtërisht me partnerin. Me vitet, afrohesh aq shumë saqë ndihesh njësh me atë dhe për atë arsye, ndoshta nuk i dërgon mesazh, se e llogarit si pjesë tënden, e llogarit që gjithmonë është me ty. Por kjo nuk do të thotë që dashuria humb, zbehet...” – rrëfen Yllka duke shtuar se ajo dashurinë e mban gjithmonë të freskët.

Edhe tani që, krejt papritur, nga brune, është bërë bionde. Pse jo, një mënyrë freskie është edhe kjo.