VIDEO/ Pamje të frikshme, mund të ketë edhe viktima. Asnjë polic tek City Park

Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar nga uji në autostradën Tiranë-Durrës. Gjendja më e rënduar është në zonën pranë City Park. Qindra makina me njerëz brenda, me fëmijë prej orësh janë të bllokuar. 

Askush deri më tani nuk ka shkuar në ndihmë të tyre. Në redaksinë e SYRI.net kanë mbërritur video me pamje të frikshme. Njerëzit duket se kërkojnë shpëtim në City Park, por kati i parë i qendrës tregtare është i përmbytur.

Frika më e madhe që ekziston është se kjo situatë mund të sjellë viktima. Edhe pse deri më tani nuk ka njoftime për viktima nga popullsia civile, fatkeqësisht situata është e rëndë dhe mund të ketë edhe të tillë. 

Shpresojmë të mos ketë viktima nga popullsia, por as policia dhe askush nuk u ka shkuar në ndihmë njerëzve që ndodhen tek zona e City Park.