Aksident në punë, burri në gjendje të rëndë

Një 55-vjeçar është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti në punë.

Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Pukë.  

Një punëtor pastrimi në një karburant në qytet, duke punuar ka rënë aksidentalisht nga lartësia. Burri, A.F, 55 vjeç, banues në fshatin Dedaj, u transportua në spitali në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, njofton Policia.