VIDEO/ Kroati shpallet fajtor, pi helm në Gjykatën e Hagës para trupit gjykues

I akuzuari për krime lufte, Slobodan Praljak, ka pirë helm në Tribunalin e Hagës pas shpalljes fajtor.

Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Praljak është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës. Gjykata ka anulluar seancën.