Emri/ Ja kush është polici që u qëllua me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Tiranë mbrëmjen e sotme në zonën pranë “ish Parkut të Autobusëve” dhe një persona ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve të para, të pakonfirmuara zyrtarisht nga Policia, i plagosur ka mbetur një efektiv në Policinë e Tiranës, Ermal Bregu. Sipas informacioneve të para nga bluzat e bardha, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivë të policisë ndodhen në vendngjarje, një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjen dhe janë ngritur pika kontrolli.

Policia nuk ka njoftuar për të arrestuar.

Pamje nga vendngjarja