VIDEO/ Përmbytje nga shiu, Tiranës i shpërthejnë ujërat e zeza

Nuk është dashur shumë shi, por për 15 minuta e gjithë Tirana është gjendur nën pushtetin e ujit. Rrugët janë bllokuar nga reshjet e shumta të shiut, duke i nxjerrë edhe një herë në pah problemet e kryeqytetit.

Siç duket edhe në videon e mbërritur në redaksinë e SYRI.net përveç përmbytjeve në Tiranë kanë dalë edhe ujërat e zeza që kanë pushtuar rrugët.

Kjo video është bërë mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit.