VIDEO/ Rama nga Vlora shpalos perspektivën: shqiptarët e bashkuar në Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën sot në ceremoninë e organizuar në Vlorë, ku është fokusuar në vendimet e përbashkëta që ka marrë me qeverinë e Kosovës, projektet e përbashkëta që prekin çdo sfere të jetës në  të dy shtetet si dhe në shpalljen e logos zyrtare të Vitit të Skënderbeut.

"Gjithçka thashë dhe bëra këtë vit nuk është asgjëkundi shprehje e tundimit për t'i rënë daulleve të së shkuarës, - tha Rama, -  por e një vetëdijeje se mes ne shqiptarëve është çelur një vetëdije e re dhe ne kemi detyrimin se për sa kohë kemi këtë privilegj si drejtues shtetes apo institucionesh të bëjmë atë që është një hap më tutje drejt asaj perspektive: shqiptarët e bashkuar në Bashkimin Europian."