Ulsi Manja kërcënon Lubonjën me burg: Po krijon turbullira…

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka kërcënuar analistin Fatos Lubonja për deklaratat që bën në studiot televizive. Sipas Manjës, deklaratat e Lubonjës janë të dënueshme nga Kodi Penal.

Manja e tha teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, ku akuzoi analistin Fatos Lubonja se përpiqet të krijojë turbullira publike duke pretenduar se Shqipëria është në luftë.

“Ai nuk jeton këtu, ai jeton në hënë. E kupton çfarë flet ai? Këto që thotë ky janë të dënueshme nga kodi penal. Janë thirrje për krijim turbullirash publike. Duke dhënë një realitet imagjinar, se e ka në kokë atë, tenton të krijojë turbullira publike në një shtet ku funksionon ligji. Ka të paktën katër vjet në studio që Shqipëria për këtë është luftë”, u shpreh Manja.