VIDEO/ Icardi e bëri të qajë, Donnarumma i kthen buzëqeshjen

Goli i shënuar nga Icardi, në minutën e fundit, vendosi derbin e Milanos. Sigurisht që tifozët zikaltër gëzuan pamasë dhe kuqezinjtë u hidhëruan. Por pati një pamje që tërhoqi vëmendjen më shumë se të tjerët, lotët e një fëmije të veshur me fanellën e Donnarumma, i mbështetur në një hekur në shkallët e stadiumit.

Por tani që kanë kaluar dy javë, Alfonso i vogël mori një ngushëllim të rrallë: ai takoi portierin e Milan në Milanello. Video e takimit mes tifozit të vogël dhe portierit u publikua nga klubi kuqezi në rrjetet sociale. “Nga lotët në derbi, te gëzimi i takimit me Gigio, sepse pas shiut, gjithmonë del dielli,” – ishte mesazhi i Milan.