Avokati i njohur/ Pse hesht Basha dhe 'ulëret' Kryemadhi?

Avokati Altin Goxhaj, ka reaguar mbremjen e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale për qëndrimin e mbajtur nga kreu demokrat, Lulzim Basha ndaj bllokimit të ngritjes së KLP-së.

“Luli hesht prej ditësh ndërsa Monika po akuzon tani LIVE Sorosin për mos zgjedhjen e KLP-së në mënyrë që Kryeprokurorin ta zgjedhi PS! Luli dhe PD vazhdojnë të heshtin! LSI po i bje kokës! Kush është Opozita këtu se s'po e marrim vesh???

Nga ana tjetër në këtë moment Eni Vasili - Studio e Hapur dhe shefi i ri Andi Tela në Balkanweb fshinë nga FB dhe Balkabnweb fjalët që sapo tha Monika për Sorosin!”, shkruan Goxhaj në rrjetet sociale.