Hetimet/ Kur Sokol Bode ‘ruante’ drogën e Habilajve

Sokol Bode është një nga 3 ish-zyrtarët e Policisë në Vlorë, të shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me “Habiljat” në trafikun e drogës. 

Një prej këtyre episodeve është verifikuar në 6 Maj 2015.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë, asokohe vëllezërit Habilaj dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal po ngarkonin nga Porto-Palermo në një peshkarexhë italiane një sasi prej 1 tonë drogë.

Ndërkohë, patrulla e policisë kufitare e postës së Dhërmiut, që drejtohej nga Bode, megjithëse ka konstatuar hapur trafikimin e drogës, nuk kanë vepruar për të kryer parandalimin e këtij trafiku.