Kuçovë/ Priste dru, e zë poshtë trungu dhe vdes

Një i ri ka humbur jetën pasi e ka zënë poshtë një trung peme.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Goraj në Kuçovë. Teksa ka qenë duke prerë dru te vendi i quajtur “Ullishta”, 27-vjeçarin E.P. e ka zënë një trung, për pasojë ka vdekur në spital, sqaron Policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale.