Aksident i rëndë në Tiranë/ Gruaja në luftë me vdekjen

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

E plagosur rëndë ka mbetur një  grua. Ajo është përplasur nga një makinë teksa kalonte rrugën në rrugën kryesore pranë Ministrisë së Jashtme.

Identiteti i gruas, e cila u transportua në spital s’behet ende i ditur, ndërsa drejtuesi i automjetit që përplasi gruan është shoqëruar në Polici.