VIDEO/ ‘Një megaskandal tjetër në lidhje me ...’, furtuna që paralajmëroi sot Lulzim Basha

“Një shashkë e bazuar në mashtrime që s’mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie as nga një skandal i madh që është vënë në dijeni të opozitës nga burime të partnerëve dhe po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe të ligjeve.

Këto fakte dhe të tjera të sjella në vëmendjen e opozitës do ti bëhen të njohura publikut”, tha ai. Nuk dihet se për çfarë skandali foli Basha sot, por vetë kreu i PD pak ditë më parë ishte i pari që denoncoi përmendjen e Vangjush Dakos në përgjimet e EULEX-it.