Horror në Egjipt: Sulmohet me bombë dhe armë xhamia, 54 të vdekur’

Shumë persona raportohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në veri të Egjiptit, sipas raporteve fillestare të mediave lokale.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të një xhamie dhe u shoqërua nga një sulm i armatosur i kryer nga militantët islamike, raporton 'Reuters', duke cituar dëshmitarë okularë dhe burime sigurie.

Militantët e dyshuar kanë vrarë 54 besimtare, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Dëshmitarët thanë se pajisja shpërthyese ishte vendosur pranë xhamisë së Al-Rawdah në qendër të qytetit të Bir al-Abd. Ata që largoheshin nga xhamia u sulmuan pastaj nga disa persona të armatosur.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë ka konfirmuar se të paktën 75 persona u plagosën në shpërthim.  Shënjstra e tyre duket se ishin besimtarët që po faleshin në xhami.

Presidenti Abdul Fattah al-Sisi do të takohet me zyrtarë të sigurisë për të diskutuar ngjarjes e rëndë. Sulmi i fundit vjen javë pas një sulmi militant vdekjeprurës kundër ushtarëve egjiptianë. 

Dëshmitarë okularë raportuan skena tmerri me ambulancat që po transportonin dhjetëra njerëz të plagosur në spitalet e afërta../SYRI.net/