Zbardhen arsyet, ja pse Basha mblodhi deputetët e PD tek Kuvendi e jo në selinë e PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur sot një grup deputetësh të PD-së në Kryesinë e Kuvendit. Burime nga selia blu thanë se kryedemokrati Basha është duke zhvilluar një takim me 4 deputetë të partisë. Takimi është bërë në kryesinë e kuvendit për shkak edhe se të hënën ka konferencë kryetarësh.

Burimet thanë se takimi u vendos që të bëhej më mirë në kryesinë e Kuvendit.

Pas takimit me deputetët pritet dalja e kreut të PD-së, Lulzim Basha para medias me një deklaratë për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit, shpalljen në kërkim të ish-oficerëve të lartë të Policisë, dështimin e operacionit për kapjen e tyre, përfshirjen e qeveritarëve në trafikun e drogës si dhe çështjen e prokurorit të ri.

Një ditë më parë Basha deklaroi para medias lidhur me këto zhvillime: "Me bekimin e Edi Ramës, Policia e Shtetit ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar: nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit. 

Kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij. Por këmbanat po bien për Edi Ramën," tha ai.