‘Ke udhëtuar me Tahirin’, ish-zv/ministrja revoltohet me gazetaren: Ti moj vajzë ...
Deputetja e PS Elona Gjebrea, ish zv/ministre e Brendshme për të cilën thuhet se ka udhëtuar me Saimir Tahirin dhe Habilajt në makinën Audi, kur ish-ministri ua kishte shitur kushërinjve, ka folur sot për mediat në ambientet e Kuvendit, e pyetur për thirrjen e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
“Nuk jam thirrur në Prokurori, jam gati të shkoj”, tha ajo.
Teksa gazetarja e pyeti: Ke udhëtuar me Habilajt?
Gjebrea iu përgjigj:
Ti moj vajze nuk je prokurore të më pyesësh në këtë mënyrë.
Ish/zëvendës ministrja e Brendshme Elona Gjebrea në fashikullin e prokurorisë thuhet se ka udhëtuar me ish-ministrin Tahiri.