Sherr në Komision, Gjebrea s'i duron thumbat e Nokës, i del në krah edhe Felaj

Kanë mbizotëruar debatte sot në Komisionin e Sigurisë, këtë radhë midis ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka dhe ish-zv.ministres së Brendshme Elona Gjebrea, emri i së cilës së fundmi ka dalë lidhur me hetimet e grupit të Habilajve.

Gjebrea ka reaguar me ahspërsi ndaj Nokës, pa e duruar një insinuatë të krijuar prej tij, kurse kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj, e ka konsideruar si provokim.

Noka: Ky është buxheti i Habilajve, i krimit. Kanë dalë emra konkret. Apo jo, zonja ish-zv.ministre e Brendshme?!

Gjebrea: Çfarë do të thuash me këtë ti?! Nuk më intimidon dot mua me këto....

Felaj: Nuk keni të drejtë të provokoni asnjë, ne jemi deputetë, jemi të zgjedhur, jemi të barabartë....