Merkato pa limit, Milani në janar transferon këtë super sulmues

Pas investimit mbi 200 milionë euro, Milani nuk kërkon të ndalet në merkato pasi pritet të transferojë një sulmues të njohur.

Bëhet fjalë për anësorin e Liverpoolit, Daniel Sturridge i cili është i pakënaqur në Angli pasi Jurgen Klopp nuk po i ofron shumë minuta, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.

“Rossonerët” nuk janë shumë të kënaqur me gjitha transferimet e verës dhe duan ta freskojnë skuadrën me disa përforcime të tjera.

Mediat italiane theksojnë se drejtuesit e klubit nga “San Siro” kanë nisur negociatat me Liverpoolin që në janar të transferojnë lojtarin britanik.

Interesimi është nga të dyja palët pasi sulmuesi 29-vjeçar është në kërkim të minutave për të siguruar një vend për Kupën e Botës që po afrohet për verën e ardhshme dhe një lëvizje në Itali mund të jetë një opsion i përshtatshëm.