Ish-të përndjekurit, shtohen dy kategori që përfitojnë dëmshpërblim

Qeveria miraton dëmshpërblimin për ish-të dënuarit politik, duke përfshirë në skemë edhe dy kategori të reja. Bëhet fjalë për personat që janë mbajtur në Izolim në hetuesi dhe individët që janë mbajtur nga regjimi komunist në Izolim në institucion mjekësore.

Sipas vendimit që ka marrë qeveria, për çdo person  është mbajtur në izolim në hetuesi dhe në institucione mjekësore, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, dëmshpërblehet financiarisht, në masën 2 000 lekë në ditë. 

Fondi me të cilin do të trajtohet kjo kategori arrin në  352 milionë lekë dhe mendohet të shpërndahet brenda këtij viti, sipas raportimeve të Ministrisë së Financave në radhën e pagesave që reflektohen edhe në projektbuxhet në pjesën e fondeve speciale. Ndërkohë, pjesa më e madhe e fondit do të shkojë për shlyerjen 100% të këstit të tetë dhe të fundit të kategorisë parësore të përfituesve të gjallë, dhe pjesa që mbetet do të ndahet për trashëgimtarët./shekulli