LIVE/ Skënderbeu-Dinamo Kiev, Xhejms çon në delir korçarët

Skënderbeu është duke luajtur në “Elbasan Arena” me Dinamon e Kievit, në takimin e parafundit të Grupit B të Europa League. Sapo ka mbaruar pjesa e parë me rezultatin 1-1, shkruan SYRI.net.

Sapo fillon pjesa e dytë, Xhejms kalon korçarët në avantazh, 2-1. Sowe pason për nigerianin, i cili gjuan saktë dhe çon korçarët në delir.