FOTO/ ‘Dje & Sot’ e Noizyt dhe Ledrit, ja në cilin shtet është në vendin e parë

‘Dje&Sot’ quhet kënga më e re nga Ledri dhe Noizy.

Ky projekt i shumëpritur nga fansat e tyre, ka arritur një shifër rekord të klikimeve në kanalin Youtube, duke kaluar mbi 1 milionë klikime për 24 orë.

Por mes shumë shteteve, është Maqedonia ajo e cila e ka mirëpritur këngën, pasi në këtë vend zë vendin e parë si më e dëgjuara.

Kjo arritje e ka gëzuar edhe reperin Noizy që e ka shpërndarë në rrjetet sociale.