LIVE/ Skënderbeu-Dinamo Kiev, ja rezultati i pjesës së parë dhe statistikat

Skënderbeu është duke luajtur në “Elbasan Arena” me Dinamon e Kievit, në takimin e parafundit të Grupit B të Europa League. Sapo ka mbaruar pjesa e parë me rezultatin 1-1, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 16-të ukrainasit kalojnë në avantazh. Tsygankov  përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes korçare dhe me portën e boshatisur e ka si një lojë fëmijësh për ta shtyrë topin në rrjetë.

Nuk zgjat shumë avantazhi i Dinamos së Kievit, pasi Sabien Lilaj me një gjuajtje nga larg, i ndihmuar dhe nga një devijim, barazon shifrat, 1-1.

Më pas nuk ka më gol dhe pjesa e parë mbyllet 1-1. Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.