Tragjike/ Vritet kryetifozi, e gjen e ëma të vdekur në shtëpi

Një lajm i trishtë vjen sot për botën e futbollit, teksa mësohet se është vrarë me armë zjarri kryetari i tifozëve të Boca Juniors, Gustavo Pereyra.

Mediat argjentinase raportojnë se ai është vrarë në shtëpinë e tij. Njihej me nofkën “Ariu”, ndërsa mësohet se ka qenë i arrestuar disa herë.

Mamaja e tij është tronditur teksa ka hapur derën e shtëpisë dhe e ka gjetur të birin të vdekur. 8 gëzhoja plumbash janë gjetur pranë tij, ndërsa policia ka nisur hetimet.