Sekuestro resortit të fasmshëm të Klemend Balilit

Afro një vit nga verifikimi i pasurisë së familjes së Klement Balilit, ish-kreut të Transporteve në Sarandë, i dyshuar si trafikant droge, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon nga Gjykata sekuestron për resortin turistik “Santa Quaranta” dhe disa prona të kësaj familje.

Burime nga kjo prokurori thanë se sekuestro preventive për mostjetërsimin e këtyre pronave është kërkuar në Gjykatë dhe mes pronave janë dhe troje, dyqane, shtëpi private, disa partamente në qytetin e Sarandës.

Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës. Vetë ai e mohoi këtë akuzë në të vetmen dalje publike pak ditë pas urdhër-arrestit grek dhe nga ajo ditë është zhdukur duke iu fshehur policisë.