A është Rama zotëruesi i 200 milion euro të fshehura në llogari off shore…? Ja përse…

Para disa ditësh një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës deklaroi se në fillim Rama ka qenë kundër reformës në drejtësi. Por pas presionit të një partneri shumë të rëndësishëm, do të vazhdonte ish-bashkëpunëtori i tij, Rama do të pranonte reformën në drejtësi, madje të vihej në krye të saj.

Nga burime inteligjente thuhet se Rama ka shkuar edhe më larg, duke pranuar të sakrifikojë deri në burgim disa nga ministrat e tij dhe kryetarët socialistë të bashkive të korruptuar si dhe shumë deputetë, kryetarë të bashkive apo zyrtarë të lartë të administratës publike në shkëmbim të largimit të tij të butë nga pushteti.

Çfarë ka ndodhur që Rama e ka pranuar këtë kërkesë?

Pikërisht pasi Rama ka refuzuar kërkesën për kryerjen e reformës në drejtësi, zyra e OSBE në Tiranë ka “rrëshqitur” në media një informacion konfidencial të brendshëm kur ndër të tjera thuhej se “Rama zotëron një pasuri prerj 200 milion eurosh, të fshehur në një llogari off në parajsat fiskale në emër të të vëllait..”. Rama është tronditur shumë nga ky lajm sepse informacioni i brendshëm konfidencial ishte hartuar bazuar në tri burime, nga media e shkruar, nga rrjetet sociale dhe raportet konfidenciale të përfaqësive dhe shërbimeve inteligjente partnere. Në këtë rast reagimi i Ramës ka qenë shumë i fortë duke sulmuar edhe ambasadorin e atëhershëm të zyrës së OSBE në Tiranë. Ndërkohë thuhet se përgjigja për Ramën ka qënë po ashtu shumë e fortë: ky fakt përbën një arsye më shumë që reforma në drejtësi të kryhet dhe nëse do të kishte pengesa nga maxhoranca, drejtuesi i saj do të ishte një nga objektet e para të veprimit të saj.

Duket se Rama është tërhequr nga qëndrimi kundërshtues dhe ka pranuar të vihet në dispozicion për kryerjne ne reformës në drejtësi në shkëmbim edhe të realizimit të premtimeve e të kërkesës së tij të vetme, për tu larguar butësisht nga pushteti.

Reforma është në përfundim. Shumë deputetë e kryetarë të bashkive janë goditur dhe “eleminuar” politikisht. Ka nisur procesi për goditjen e Saimir Tahirit dhe shumë shojet do të nisë edhe goditja ndaj Vangjush Dakos por edhe ndaj disa deputetëve me rekorde kriminale që kujtojnë se i kanë shpëtuar dekriminalizimit por që Rama jua ka mbyllur telefonin prej disa kohësh.

Rama është edhe vetë në largim, por po përpiqet te negocioi largimin e butë dhe pa pasoja. Është në panik se ende nuk e ka të qartë nëse marrëveshja do të funksionojë. Nga kjo histori që tregohet në qytet, rezulton një e vërtetë: Rama është zotëruesi i 200 milion eurove të fshehura në një llogari off shore. A është sekuestrimi i tyre pjesë e marrëveshjes, mbetet enigmë?!

Syri.net /23 nëntor 2017