Trump e quajti sponsor të terrorizmit, reagon Korea e Veriut

Koreja e Veriut e ka quajtur sot vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur Korenë Veriore në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, “provokim serioz”, që justifikon zhvillimin e armëve bërthamore.
 
Pas rikthimit të Koresë Veriore në listën e zezë të SHBA, agjencia qendrore e lajmeve të Koresë, ka thënë se Koreja e Veriut nuk ka ndonjë lidhje me terrorizmin dhe nuk iu bëhet vonë nëse “SHBA na etiketon si vend terrorist apo jo”.
 
Transmetuesi shtetëror po ashtu theksoi: “Koreja e Veriut duhet të mbajë në duar shpatën bërthamore për të mbrojtur veten nga armiqësia amerikane”.