", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ ‘O shkër*atë, o të q*fsha gruan’, taksistët shqiptarë grushte në mes të Selanikut

Dy taksistë shqiptarë nuk kanë ditur të ruajnë qetësinë dhe të zgjidhin me qetësi apo duke biseduar problemet e tyre. Ata janë konfliktuar për klientët dhe puna ka shkuar aq keq saqë kanë nisur të shahen me fjalë të ndyra dhe më pas edhe të kacafyten mes njëri-tjetrit.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Selanikut, ku shqiptarët rrinë dhe mbajnë radhën për të siguruar pasagjerët. Siç duket, dy kolegët e kanë pasur të pamundur të gjejnë konsensus.

Ndoshta është lufta për mbijetesë apo thjesht gjaku i shqiptarit ai që lëvron dhe çon në konflikte të tilla. Por sido që të jetë, si brenda apo jashtë vendit, veprime të tilla nga burra në moshë janë të pafalshme.