FOTO/ Takohen dy ish-Presidentë, Atifete Jahjaga me Bill Clinton

Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka njoftuar sot se 'gjatë vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takova me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, Presidentin Bill Clinton."

"Presidentin Clinton, - vazhdon Jahjaga, - e falënderova për mbeshtetjen e pakusht dhe të vazhdueshme që ai dhe familja e tij i bënë vendit tonë. Miqësia jonë me familjen Clinton është më tepër se sa miqësi mes kombeve, është miqësi e njerëzve të cilët ndajnë ideale të përbashkëta të lirisë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë dhe do të jemi përjetësisht mirënjohës".