Ibrahimovic në histori: Luan me 7 skuadra të ndryshme në Champions

Zlatan Ibrahimovic ka thyer një rekord të madh në Champions League.

Bomberi suedez mbrëmë luajti për herë të parë me Manchester Unitedin në Champions League dhe në këtë mënyrë u bë lojtari i parë në Evropë që luan në këtë garë me shtatë skuadra të ndryshme, shkruan "sportmediaset", raporton SYRI.net.

Para Unitedit sulmuesi suedez në Ligën e Kampionëve kishte luajtur edhe me skuadrat tjera të mëdha si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan dhe PSG.

/ Oldi Mele/ SYRI.net