Nuk pëson gol për herë të parë pas 11 vitesh në Champions

Portieri i CSKA Moskës, Igor Akinfeev për herë të parë pas 11 vjetësh nuk ka pësuar gol në një ndeshje në garat evropiane.
Rusi, Igor Akinfeev ka qenë më i lumturi dje në fitoren 2-0 ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve, pasi nuk ka pësuar asnjë gol.

Kjo ishte hera e parë në 11 vitet e fundit që Akinfeev nuk pëson një gol, apo pas 43 ndeshjeve radhazi që kishte pësuar.