A do të largohet Messi nga Barcelona? Ja çfarë thotë Dybala

Paulo Dybala është pyetur për mundësinë e largimit të Lionel Messi nga skuadra e Barcelonës.

Sulmuesi i Juventusit nuk beson se 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë” do të braktisë “Camp Nou”.

“Është e vështirë, ai gjithmonë ka luajtur me këtë fanellë. Nuk e mendoj duke luajtur për një skuadër tjetër”, deklaroi Dybala pas ndeshjes me Barcelonën e cila përfundoi në barazim pa gola.