VIDEO/ Pamjet e sherrit në Komisionin e Ekonomisë mes Erion Braçes dhe Agron Shehajt

Debatet për buxhetin në Komisionin e Ekonomisë kanë shkuar sot deri tek një përplasje gati fizike mes kreut të komisionit, Erion Braçe dhe deputetit të PD-së, Agron Shehaj.

Përplasja është kthyer në fizike, kur deputeti i PD-së, Shehaj ka shkuar tek Braçe, ndërsa ka ndërhyrë edhe Garda.

Në pamje shihen momentet kur Shehaj ka shkuar pranë vendit të Braçes duke i bërtitur dhe fyer e duke luajtur dorën.

Shikoni pamjet: