Jep dorëheqjen kreu i këshilltarëve të PD, Leonard Olli

Leonard Olli, kryetari i këshilltarëve demokratë në bashkinë e Tiranës, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Olli është shprehur se shkak për largimin e tij janë angazhimet profesionale.

Vendin e Ollit në krye të grupit të këshilltarëve të PD e ka zënë Kreshnik Çollaku.

Leonard Olli njihet për opozitën e fortë që ka zhviluar në Këshillin bashkiak të Tiranës gjatë viteve dhe sidomos përplasjen ballë për ballë me kryebashkiakun Erion Veliaj tek Parku i Liqenit.