Real Madrid mesazh për trajnerin e Sevilles që vuan nga kanceri

Real Madridi ka dërguar një mesazh mbështetës për trajnerin e Sevilles, Berizzo pas lajmit se ai është diagnostifikuar me kancer duke i deshiruar atij sherim të shpejtë.

“E gjitha mbeshtetja dhe urimet më të mira shkojnë për sherimin tuaj të shpejtë, Berizzo”, thuhet në mesazhin e Real Madridit në Twitter.

Mbrëmë pas ndeshjes që Sevilla e zhvilloi me Liverpoolin, u bë e ditur se Berizzo vuan nga kanceri në prostatë.

Lufta e Argjentinasit për të kapërcyer këtë sëmundje do të ketë mbështetjen e plotë të sportistëve.