Ndahen Jennifer Lawrence e Darren Aronofsky

Jennifer Lawrence është parë për herë të parë në New York pas lajmit për ndarjen e saj nga regjisori Darren Aronofsky, pas një viti lidhje.

Aktorja, fituese e çmimit Oscar, është parë në aeroportin JFK e vetmuar.

Sipas disa raportimeve çifti janë ndarë një muaj më parë, mirëpo vazhdojnë të jenë miq.

Asnjëri nga ta nuk ka konfirmuar ndarjen.

Lawerence dhe Aronofsky ishin takuar gjatë xhirimeve të filmit “Mother” në vitin 2016, ku edhe kishte filluar romanca në mes tyre.