Presidenti i Shqipërisë viziton jozyrtarisht Medvegjen më 3 e 4 dhjetor

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të qëndrojë më 3 e 4 dhjetor në Medvegje, njoftojnë mediat serbe. Agjencia e lajmeve Beta thekson se vizita e tij do të jetë jozyrtare, njofton Koha.net.

Sipas këtij burimi, ai do të vendoset në hotelin “Gejzer” në Banjë të Sijarinës, ndërsa gjatë qëndrimit aty do të takohet me këshilltarë e funksionarë nga radhët e komunitetit shqiptar.

Agjencia Beta bën të ditur se Meta do të takohet jozyrtarisht me kryetarin e kësaj komune, Nebojsha Arsiqin, si dhe me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bijanoc e Medvegje, Zoran Stankoviqin.

Për vizitën e presidentit të Shqipërisë në Medvegje është informuar edhe Qeveria e Serbisë,

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në komunën e Medvegjes jetojnë rreth 7.000 banorë, nga të cilët 520 janë shqiptarë, thekson Berta, transmeton Koha.net.