'Pse i la shoferi i Tahirit patentat aty?' Orest Sota: Dola një ditë me të...kot, pa lidhje

Zbardhen bisedat që disponohen edhe nga Prokuroria mes Orest Sotës, biznesmenit të arrestuarit dhe shoferit të tij, ku ai jep shpjegimet për mënyrën se si janë ndodhur në mjetin e tij patentat e ish-­ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Panorama” disponon të plotë dokumentin e mbrojtjes, të paraqitur në Gjykatë, me të gjitha bisedat e përgjuara apo të dhëna vullnetarisht që vërtetojnë, sipas mbrojtjes, se paratë ishin vërtet të destinuara për “Kurum” në formën e një garancie për marrjen e një sasie të konsiderueshme të hekurit për firmat e Lefter Sotës. ­

02.11.2017. Përgjimet ambientale në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Orest Sota i përgjigjet pyetjes së Leonard Almetës, shoferit të tij.

Leonard Almeta: Pse i la Genti (Caka, shoferi i Tahirit) patentat aty?

Orest Sota: Dola një ditë me të… kot pa lidhje… i la aty në kroskot… pa lidhje.

­03.11.2017. Në përgjimin e numrit të telefonit të shtetasit Genti Caka, evidentohet një bisedë me një person në orën 17:37, i cili shprehet për patentat: “Patentat i kam pasur unë. Kam pasur makinën e tij dhe i lashë aty. Patentat i kam marrë unë para 2 muajsh në Durrës dhe i lashë aty. Është gabimi im, jo i tyre”.

­03.11.2017. Në orën 18:35, Lefter Sota ka komunikuar me një person me emrin G** (nr. 6******) dhe i deklaron: “Ishin lekët e Netës që i kisha hequr që në 2009. Lekët nga Banka Popullore që u shitën. Fola me ‘Kurum’ dhe u thashë që t’i lë si garanci. Isha gati dhe thashë do iki në Elbasan. I mori djali për t’i çuar se kishte rrugën për në Vlorë …”.