Rinis mësimi në shkollën e Shupenzës

Ka rinisur sot mësimi në shkollën e mesme të Shupenzës në Bulqizë, pas incidentit që ndodhi javën e kaluar kur 60 nxënës u asfiksuan prej tymit të kaldajës.

Kaldaja është vënë në punë pas zhbllokimit të oxhaqeve që shkaktuan ngjarjen e rëndë.

Nxënësit e shtruar në spitalet e Bulqizës, Peshkopisë e dy edhe në Tiranë tashmë janë përmirësuar.